Laert Haxhiu tentoi arratinë, përplasi 3 makina policie, u kap në kufi të pa ruajtur
I shumëkërkuari për masakrën në Lushnje të vitit 2017 Laert Haxhiu tentoi t'i shpëtonte edhe policisë greke. Sapo ka kaluar kufirin nga një pikë e paruajtur ai është pikasur nga efektivët, por ka shtuar shpejtësinë duke përplasur tre mjete e më pas është bllokuar pasi goditi edhe një bordurë.
Laert Haxhiu i ndaluar dje sapo kaloi kufirin shqiptar drejt Greqisë, tentoi t’i ikte policisë fqinje menjëherë sapo autoritetet kërkuan ndalimin e mjetit me të cilin udhëtonte.
Mësohet se ai ka kaluar prej një pike kufitare të paruajtur, ndërsa nuk iu bind urdhrit të policisë duke shtuar shpejtësinë.
Si pasojë ai ka përplasur tre makina të bluve, por ka përfunduar mbi një bordurë ku edhe I është çarë një prej gomave.
Si pasojë personat që ishin në makinë janë bllokuar nga hapja e airbegëve duke bërë që efektivët ta ndalojnë menjëherë.
Vetëm pas shoqërimit në polici është mësuar identiteti i vërtetë i tij edhe pse në dokumente mbante emrin Mikis Askalidis, 32 vjeç. Bashkë me të është ndaluar edhe Juxhin Bajramin.
Ky i fundit rezulton të jetë plagosur në 16 nëntor 2021 në një atentat në një karburant në Nikaia, Athinë ku ekzekutua me armë zjarri kushëriri i parë i tij, Marius Diamanti, 37 vjeç. K
Laert Haxhiu është dënuar me 18 vite burg për vrasjen e Zamir Latifit e Jurgen Hoxha dhe plagosjen e Marjus Xhepexhiu e Bujar Turkut në Lushnjë në vitin 2017.
