Ish-punonjësja e BSH-së i mori me mashtrim 230 000 euro një gruaje, u mori edhe 340 000 euro 3 personave të tjerë
Një 30-vjeçare është vënë në prangat e policisë pasi ka denoncuar një tre anëtarë të një familjeje, se e kishin kërcënuar për një shumë të konsiderueshme parash, të cilat e reja ua kishte marrë duke i mashtruar se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor. Ndërkohë Milena Deraj është kallëzuar edhe nga shoqja e saj, se i kishte marrë 230 mijë euro me premtimin se do t’i investonte në bono thesari
Kjo që shikoni në këtë foto është 30-vjeçarja Milena Deraj, e cila u arrestua nga policia e Tiranës këtë të mërkurë e akuzuar për disa raste mashtrimi.
Të dhënat e grumbulluara nga policia bëjnë më dijë se ajo u merrte para qytetarëve me premtim se do t’i ndihmonte në procese gjyqësore.
Rasti më i fundit ka të bëjë më mashtrimin që e reja iu kishte bërë babait dhe dy djemve të tij nga qyteti i Shkodrës.
Abedin Verracaku, Shyqyri Verracaku dhe Hasan Verracaku kishin rënë në kontakt më të rënë ku i kishin kërkuar për ta zgjidhur një çështje gjyqësore për një proces që familja Ferracaku kishte lidhur me masakrën e Velipojës të ndodhur në vitin 2021.
Mësohet se Milena Deraj u kishte marrë 340 mijë Euro. Por dukë se çështja ndaj tyre nuk ishte zgjidhur, dhe anëtarët e familjes Ferracaku e kishin kanosur me vetëgjyqësi.
E ndikuar nga mesazhet 30-vjeçarja ka denoncuar rastin në polici për të kërkuar mbrojtje, çka solli më pas edhe arrestimin e dy djemve me babain e tyre.
Hetimi ka zbuluar se Milena Deraj është e përfshirë edhe në një tjetër rast të ku gjatë një vitit ajo ka përfituar 230 mijë euro.
Sipas policisë këtë shumë ajo ia ka marrë shoqes së saj duke i premtuar se do t’i investonte paratë në bono thesari. Këtë situatë shoqja e saj e ka kuptuar ku ka vendosur të denoncojë në polici.
