Kjo është makina BMW me të cilën udhëtonte Laert Haxhiu në Janinë, iu sekuestruan edhe 1400 euro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Maj 2023, 10:38
Ky është automjeti tip BMW me të cilën udhëtonte Laert Haxhiu kur u kap nga policia greke në Janinë pranë zonës së aeroportit.
Ai ishte në mjet së bashku me dy shqiptarë të tjerë, edhe këta emra të njohur për autoritetet shqiptare e greke, njëri prej të cilëve një 22-vjeçar i kërkuar nga autoritetet e vendit tonë.
Kurse personi i tretë, sipas mediave greke, është Juxhin Bajrami 35 vjeç, kushëriri i Mario Diamantit nga Delvina që u vra në një karburant në Athinë dy vite më parë.
Në atë kohë, 35-vjeçari vetë mbeti i plagosur. Ka qenë pikërisht kushëriri i Mario Diamantit, raporton shtypi grek, shoferi i makinës BMW ku ndodhej Laert Haxhiu.
Ai kishte ardhur nga Athina për të marrë 31-vjeçarin shqiptar. Atyre iu sekuestruan edhe 1400 Euro.

