Zhiti: Regjimi më dënoi për poezi, Spaçi ishte një kamp i dënuar, revolta solli lirinë për 3 ditë
Në një intervistë me “Ora e Betit” shkrimtari Visar Zhiti tregoi përjetimet e tij në burg, pasi i dërgua pas hekurave nga regjimi komunist.
Ai tha se kur e dërguan në burgun e Spaçit revolta dhe pushkatimi ishte bërë dhe se gjaku ndjehej në biseda dhe në copën e bukës.
Zhiti: Kur më dërguan në Spaç revolta dhe pushkatimi ishte bërë. Gjaku ndjehej në biseda dhe në copën e bukës. Mendoni një të ri që dënohet për poezi, ku edhe burgi ishte i dënuar. Absurdi ia kalonte edhe fantazisë kafkiane, edhe Oruellit me 1984. Të jesh i dënuar në një kamp të dënuar, ky mënxyra ndjehej në çdo hap, pra kishte ndodhur një revoltë dhe një habi në një vend totalitar, edhe pse e di që nuk ka pasur revolt anë të gjithë perandorinë komuniste të të burgosurve.
Çudia më e madhe është se ngrihet flamuri kombëtar pa yllit. Ku u gjet flamuri në një burg që kishte vetëm lopata, bajoneta dhe tela me gjemba. U gris një këmishë dhe u lye me gjak e u bë ngjyra e kuqe, një piktor bëri shqiponjën. Burgu i unifikonte njerëzit me veshjet dhe rrobat e tyre. I thirr për një shqipëri evropiane. Ishte një revoltë politikë që i parapriu lëvizje për një vend demokratik dhe evropian. Revolta solli liri për 3 ditë, që u fitua me gjak.

