Revolta e Spaçit, Mërtiri: Na mungojnë shembuj të tillë lirie, sot nuk ngrihen as ndaj Ramës
Në një intervistë për RTV Ora, sociologu Ergys Mërtiri u shpreh se duhet të kishte më shumë vëmendjen ngjarje si ato të revoltës së Spaçit.
Ai tha se kurajoja e atyre të burgosurve bëri që ata për 3 ditë të ishin njerëzit më të lirë në vend dhe këto janë simbole dhe modele që na mungojnë sot.
Mërtiri: Mendoj se nëse do të ishim të vëmendshëm ndaj ngjarjeve të tilla do të ishim më ndryshe dhe më të kultivuar në aspektin e kulturës politike dhe do të reflektonin diçka tjetër nga kjo reflektojmë sot. Të burgosurit në një nga kampet më të këqija dhe një nga diktaturat më të dhunshme, që nuk e kishte për gjë jetën e njeriut, kurajoja e atyre të burgosurve bëri që ata për 3 ditë të ishin njerëzit më të lirë në vend. Këto janë simbole dhe modele që na mungojnë sot. Çfarë duhet të themi sot që nuk ngrihet ndaj Ramës kur kërcënimet janë qesharake. Ne kemi marrë modelet e kundërta.
Mungesa e vetëdijes qytetarë për lirin dhe për tu trajtuar si një qenie normale, janë vlera që na mungojë dhe nuk janë kultivuar dhe prandaj jemi në këtë gjendje sot. Një nga organizatorët, Zefi nuk ka në monument sot, por ka vetëm një emër shkolle në një fshat. Është shumë pak se Pal Zefi nuk mund të jetë krenari vetëm për banorët e Rrushkullit. Ata kanë pasur një kurajë që nuk gjendet kollaj, ai ishte shkaktari i çlirimit të një cope burgu përballë një Shqipërie të burgosur, sigurisht që ka vlerë.
