Burg përjetë për vrasësit e fëmijëve, Xhaferi: Të rehabilitohen

Almeida Xhaferi, Psikologe e ftuar në Ora News në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musaj foli për propozimet në ndryshimet e kodit penal ku kërkohet burg përjetë për vrasësit e fëmijëve.

Xhaferi tha se personat që kryejnë krime ndaj të miturve të dënohen ashpër por po ashtu edhe përsëritësit e tyre t’ju privohen disa të drejta ligjore ose disa benefite siç është gjykimi i shkurtuar në këtë rast.

"Mendoj që është një masë shumë e mirë që ndikon së pari në parandalimin e mundshëm të një vepre penale. Një i rritur që është dënuar për kryerjen e një vepre penale që lidhet me një të mitur tashmë ka informacionin që disa masa do të jenë më të ashpra. Psikologjikisht mendoj që kjo është një masë shumë e mirë por nuk mendoj që do të ketë ndonjë efekt të jashtëzakonshëm pasi parandalimi i veprave penale ndaj të miturve është një hap por po ashtu me rëndësi është dhe rehabilitimi që kryejnë këto vepra ndaj të miturve," tha ajo.