Xhaferi:Qytetarët të mos jenë indiferentë ndaj dhunës në familje apo të miturve

E ftuar në Ora News në emisionin “Epiqendër” të moderators Sonila Musai ishte psikologia  Almeida Xhaferri ku apeloi qytetarët që të mos jenë në odiferent kur shohin raste dhune në familje apo ndaj të miturve . Në fjalën e saj Xhaferi u shpreh:

Xhaferi: “Unë do të doja shumë që të gjithë ne si qytetarë të fillojmë të marrim përgjegjësitë tona përsipër dhe të reagojmë të mos jemi indiferentë kur përballemi në përditshmërinë tonë me problem kaq të mëdha saç është dhuna në familje dhe dhuna ndaj të miturve.

Duke reaguar ne dhe duke u ndjerë përgjegjës për mosmarrjen e masave konkrete të cilat ne vetë i kemi në dorë mosadresimin e rasteve të evidentuara në organet kopetente na bën po aq përgjegjës dhe na bën po aq njerëz që i ushqejmë në të ardhmen këto sjellje. Mos të presim që vetëm institucionet të reagojnë, mos ta shkarkojmë përgjegjësinë port a marrë secili nga ne si qytetarë të mirë situatën në dorë”.