Halilaj: Familjet shqiptare nuk e pranojnë divorcin, askush nuk duhet të heshtë ndaj dhunës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Maj 2023, 19:39
Opinionistja Helena Halilaj e ftuar në Ora News në emisionin “Epiqendër” të moderators Sonila Musai foli për dhunën ndaj grave dhe propozimet për në ndryshimet e kodit penal ku kërkohet ashpërsim i ligjit ndaj atyre që dënohen për dhunë në familje. Gjatë fjalës së saj Halilaj tha:
Halilaj: “Ndodh shumë herë që familjet shqiptare nuk e pranojnë divorcin, ndodh shumë herë që familjet shqipate e çojnë viktimën le të themi vajzën e tyre po prap tek burri po pajtohu edhe një herë po jepi dhe një mundësi po tërhiqe denoncimin sepse opinion sepse turpi nuk është turp që ti të shpëtosh nga një dhunues të shkosh dhe ta denoncosh sepse ti jep dhe një shembull të mirë dhe mbron dhe familjen tënde”.
