Suel Çela rekurs në Gjykatën e Lartë për masat e marra në mungesë të tij
Prej kohësh në arrati Suel Çela, i është drejtuar Gjykatës së Lartë me një rekurs, përmes të cilit parashtron kërkesë për zëvendësim ose bashkim të masave të marra në mungesë ndaj tij.
Ai kërkon informacion nga Prokuroria e Posaçme mbi hetimet e kryera deri në fazën e gjykimit të çështjes në ngarkim të tij pranë GjKKO duke sjellë si argument nenin 246 të KPP që parashikon detyrën e prokurorit të paraqesë gjetjet e saj çdo dy muaj në gjykatë sa i përket hetimit.
Suel Çela është një nga më të kërkuarit e drejtësisë shqiptare, ndaj të cilit ka një urdhër arresti lëshuar nga GJKKO me kërkesë të SPAK në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.
Sipas Nuredin Dumani, Suel Çela ka porositur atentatin e 29 marsit 2022 ndaj Elton Kilës, porosi të cilën e mori përsipër ta rezalizonte vetë Dumani.
Por sipas këtij të fundit, plani dështoi pasi në Papër të Elbasanit, ra pre e një atentati ku mbeti i plagosur, dhe që pas disa orësh u lokalizua dhe iu vendosën pranga nga policia në qytetin e Fierit.
Dumani rrëfen se edhe atentati ndaj Lulzim Mashës, pronar i një shkolle private në Tiranë, është porositur nga Suel Çela, ndërsa Skerdi Tase do të ishte ekzekutori, por ky i fundit nuk e arriti dot objektivin.