ADN për zemrën e Sajmir Sulës/ Motra protestë para Ministrisë së Drejtësisë: Tentativë për trafik organesh
Motra e Sajmir Sulës të riut shqiptar që vdiq në Spanjë, kërkon nga drejtësia shqiptare të hetojë vdekjen e të riut, ndërsa ngre dyshime për tentativë të trafikut të organeve për shkak të mungesës se zemrës në trupin e kthyer familjarëve.
Nëse nuk është trafik organesh, Ajo ngriti dyshime pse nuk një analizë ADN-je për zemrën e gjetur në Spanjë që pretendohet të jetë e Saimir Sulës.
Familjarë të 31 vjecarit protestuan këtë të martë fillimisht para ministrisë së Drejtësisë dhe më pas para kryeministrisë ku kërkuan ndërhyrjen e institucioneve shtetërore në zbardhjen e mistereve që ende mbulojnë këtë ngjarje tre vite pasi u denoncua për herë të parë
“Pse heshtni në 3 vite, kjo heshtja juaj më bën të mendoj që këtu bëhet fjalë për trafik organesh. Nëse nuk është më thoni ku është zemra e tim vëllai. Pse është kaq e vështirë të bëni një ADN? Zoti Manja, në 3 vite ju heshtët nuk kërkuar llogari homologes në Spanjë për 7 letërporositë e nisura.
Suela Salavaçi prokurore e rastit në Shqipëri, keni rast të hapur për trafik organesh. Më tregoni si do e mbyllni, si do e hetoni, pse nuk e hetoni? Ju kam nisur video nga vdekja e Saimiri, pse nuk keni interes për imazhet e dhunës ku tregohet ai i masakruar nga 8 rojet e spitalit publik në Spanjë?”, deklaron ajo.