Klopp dështon në misionin për zonën Champions, Casemiro nderon Man. United (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Maj 2023, 19:17
Liverpool është praktikisht jashtë Champions League sezonin e ardhshëm pasi barazimi me Aston Villa i kombinuar me fitoren e Man. United e bën pothuajse të pamundur rreshtimin mes 4 të parëve në Premier League.
Skuadra e Jurgen Klopp mori vetëm 1 pikë në “Anfield Road” dhe kur ka mbetur vetëm një javë nga fundi, Manchester United mban vendin e katërt me 3 pikë më shumë.
“Djajtë e kuq” fituan 1-0 në fushën e Bournemouth me gol të brazilianit Casemiro dhe tashmë në dy ndeshjet e mbetura ka nevojë për 1 pikë që do t’i siguronte matematikisht pjesëmarrjen në Champions League.
Në ndeshjet e tjera, Tottenham thelloi krizën duke humbur në shtëpi 3-1 nga Brentford dhe në këtë moment është jashtë zonës europiane.
