Interi ndryshon pothuajse tërësisht, në Napoli edhe Asllani titullar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Maj 2023, 16:58

Interi që do të luajë në Napoli do të jetë një skuadër e ndryshuar pothuajse tërësisht me vetëm tre lojtarë që do të mbijetojnë nga ndeshja me Milanin.
Onana, Bastoni dhe Barella do t'i mbijetojnë “turnover”-it të Inzaghit që duhet të mendojë edhe për finalen e Kupës së Italisë me Fiorentinën. Për të siguruar zonën Champions nevojiten edhe 4 pikë dhe tre ndeshjet e fundit do të luhen me Napolin, Atalantën në shtëpi dhe Torinon në transfertë.
Në këtë mënyrë, mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Kristjan Asllani do të ketë shansin e madh për të zbritur në “Maradona” që nga minuta e parë në krah të dyshes Barrella-Gagliardini. Ndërkohë, në sulm ka hapësirë për argjentinasin Correa të shoqëruar nga Romelu Lukaku.
