Lojtarët e Bayer Leverkusen nuk arrijnë ta besojnë…“Është e shpifur që Roma ka kaluar në finale”
Me këtë fjali, Bayer Leverkusen i hedh “benzinë zjarrit” pak ditë pasi u eleminua nga skuadra verdhekuq në gjysmëfinale pas ndeshjes së dytë ku Roma nuk bëri asnjë goditje në portë.
Simon Rolfes, CEO i Bayer Leverkusen shprehet:
“Pas çdo sulmi kishte një lojtar të Romës të shtrirë që kishte nevojë për ndërhyrje sepse ishte i dëmtuar rëndë. Mendoj se ata që ishin në stadium atë natë, kanë një dëshirë të madhe që të fitojë Sevilla në finale. Është e trishtë të mendosh se me këtë lojë mund të fitosh trofe”.
Ndërkohë, Nadiem Amiri shton:
“Nuk arrij ende ta besoj. U kualifikua në finale një skuadër që nuk ka asnjë lidhje me futbollin. Është e pamundur të kualifikohen duke parë se si luajtën në të dyja ndeshjet. Ky nuk është futboll. Është çmenduri që një skuadër e tillë shkon në finale”.
