Në finale me tre lojtarë “falas”, Interi titullar kushton pak më shumë se ...Graelish
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Maj 2023, 13:08
Simone Inzaghi dhe Interi i tij, për habinë e të gjithëve, arriti të presë biletën e finales së Stambollit pas një rrugëtimi të vështirë në Champions League por në fillim të sezonit, askush nuk do të kishte vendosur bast për këtë dhe ka një arsye të fortë.
Skuadra që ka ndërtuar trajneri nga Piacenza nuk krahasohet në emra me atë të klubit të sheikëve pasi gjatë verës tre lojtarë erdhën me parametra zero, një në huazim dhe tre lojtarë të tjerë u transferuan me shuma modeste që nuk e kalojnë 10 milionëshin.
Të gjithë lojtarët e formacionit titullar kanë kushtuar në total 125 milionë euro, vetëm pak miliona poshtë shifrës së dy sezone më parë Manchester City shpenzoi për të transferuar Jack Graelish nga Aston Villa.
