Ilir Daja fiton ndeshjen e sezonit, Ballkani edhe më pranë titullit kampion në Kosovë (VIDEO)

Ballkani ka bërë goditjen e madhe me një fitore shumë të rëndësishme 2-1 në Gjilan kundër Dritës vendase të cilës i rrëmben edhe kreun e klasifikimit të Superligës.

Korenica zhbllokoi rezultatin që në minutën e 11, ndërsa Drita barazoi me anë të Jasharit dy minuta para përfundimit të pjesës së parë.

Por rezultati përfundimtar u vendos nga Lumbardh Dellova, i cili me golin e shënuar në minutën e 85 i dha fitoren skuadrës nga Suhareka.

Për momentin të dyja skuadrat ndajnë vendin e parë me nga 66 pië në klasifikim kur kanë mbetur edhe tre javë nga fundi ku Drita duhet të luajë ndër të tjera edhe derbin me Gjilanin që sigurisht nuk do t’ia bëjë të lehtë misionin.

Ilir Daja fiton ndeshjen e sezonit, Ballkani edhe më pranë titullit