Mbreti i peshave të mesme, Canelo Alvarez mbron titullin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2023, 13:26

Meksikani Saul Canelo Alvarez dominoi britanikun John Ryder përpara 50 mijë të pranishmëve në stadiumin e qytetit Guadalajara. Rikthim i lavdishëm në tokën e vendit të lindjes për 32-vjeçarin i cili nuk boksonte në Meksikë që prej vitit 2011.
Alvarez e nisi ndeshjen në sulm frontal dhe e rrëzoi kundërshtarin në raundin e pestë por nuk arriti ta nxirrte jashtë loje edhe pse në fund gjyqtarët votuan për të duke mos e ndryshuar pronarin e titullit të njeriut më të fortë të peshave të mesme.
Ky është suksesi i 59 i Alvarez që numëron gjithashtu edhe 2 barazime e po kaq humbje. Në krahun tjetër, kjo është tentativa e dytë e Ryder për një titull botëror por në të dyja sfidat është mposhtur.




