Krizë në çift? Ja si përgjigjen Ronaldo dhe Georgina nga Arabia Saudite
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2023, 08:55
Gjatë javëve të fundit zërat për një krizë të mundshme në familjen Ronaldo janë shtuar por mesazhet sociale që jep çifti duket se janë kundërpërgjigja e heshtur e tyre për t’u mbyllur gojën të gjithëve.
CR7 preferon ta kalojë gjithë kohën e lirë me familjen e tij dhe e bën këtë në pishinën e vilës që ka marrë me qera në Rijadh ku shfaqet pranë bukuroshes portugeze dhe fëmijëve.

Në formë fantastike fizike dhe i buzëqeshur, sulmuesi reflekton qetësi ashtu si edhe e fejuara e tij.


