Flamurtari prezanton në 3D edhe projektin e akademisë (FOTO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2023, 13:42
Vlora nuk do të ketë vetëm një stadium të ri por edhe një kompleks stërvitor tërësisht të rinovuar.
Pak orë pas prezantimit të projektit final për stadiumin dhe zonën përreth tij, klubi vlonjat nëpërmjet një fjalie të shkurtër prezanton edhe projektin 3D të kompleksit stërvitor dhe akademisë që do të pozicionohet në zonën e Pyllit të Sodës ku ndodhet aktualisht fusha stërvitore e kuqezinjve.






