Goditi me shuplakë volejbollisten minorene, trajneri kërkon falje. Xega dhe vajzat fajësojnë mediat

Romeo Xega, trajneri i cili u bë viral në media dhe portale pasi qëlloi me shuplake njërën nga lojtaret e ekipit të volejbollit, ka reaguar për mediat duke treguar të gjithë ngjarjen.

Sipas tij, shpulla është kërkuar nga vetë lojtarja e cila ka qenë në gjendje jo të mirë emocionale gjatë ndeshjes, dhe e ka kërkuar për të marrë forcë e stimulim për në vazhdim.

Ndër të tjera ai ka kërkuar falje opinionit publik duke thënë se janë momente që ndodhin gjatë ndeshjeve, e ndërsa shprehet se ka dyshime se ky sulm ndaj tij është i qëllimshëm.

Vendimi për heqjen përgjithmonë të liçencës së trajnerit Xega nuk është pritur aspak mirë nga ekipi dhe vetë trajneri, ndërsa shpresojnë për një rishikim të vendimit duke premtuar edhe fitoren në ndeshjen e së dielës.

Deklaratat e protagonistëve

Romeo Xega, trajner: Dua të sqaroj gjithë opinionin korçar dhe shqiptar se tërë kjo rrëmujë e krijuar në portale dhge televizione. Ishte në një moment jo të mirë për ne kjo ngjarje, pasi kemi luajtur finalen e parë dhe në atë ndeshje nuk kemi patur qetësinë e duhur për të na lënë të qetë. E njëjta gjë po na ndodh në finalen e dytë ku ne presim të kurorëzojmë fitoren ditën e dielë duke ngritur kupën në mes të Tiranës. Një gjë kjo shumë e mundur për ne.

Për sa i përket problemit që u bë shumë viral, nga e gjithë loja mbi 2 orë është kapur një moment 5 sekondësh, ku ai që nuk i përket botës së sportit dukej realisht keq. Por, në një finale janë të pranueshme të gjithë: emocioni, adrenalina, grindjet, diskutimet. Dhe Rovena ka kërkuar q profesor nuk po ndihem mirë emocionalisht, mund të më japësh një shpullë siç e kemi ne që shkundemi në sport. Dhe e kam e pyetur: U shkunde mirë Rovena. Po më tha. Dhe kjo u transformua në media dhe portale me komente nga më të ndryshme.

Ne ndihemi keq seps vendimi i marrë nga Federata pa pyetur as sportistet dhe as trajnerin është një vendim i nxituar. Pa pyetur prindërit, nuk e di se si i marrin vendimet, por gjithsesi unë mendoj se duhet ta rishikojnë dhe duhet të shikohet si vendim, pasi asnjë nga 3 palkët që janë kryesoret në këtë çështje nuk është thirrur. Nuk ka pasur një protokoll për këtë, dhe kur nuk shikon asgjë të tillë në protokoll si mund të marrësh ti një vendim të tillë pa pasur palët, pa pasur një shkresë zyrtare, por duke u bazuar në një fragment 2-5 sekonda dhe të nxjerrësh një konkluzion dënimi. Më duket shumë e pakuptimtë.

Unë gjithsesi kërkoj falje për mënyrën se si u interpretua, apo për mënyrën se si është transformuar. I kërkoj falje të gjithë publikut, i lkërkoj falje të gjithë atyre që kanë komentuar dhe shpresoj që të jemi të qetë drejt finales, sepse atë do ta drejtojnë vajzat si pasojë e vendimit pa qenë unë prezent aty, por do jem si një spektator dhe duke mos lejuar ndeshje në kushte të barabarta për të luajtur. Dhe kjo është ajo që na penalizon shumë, por që gjithsesi do të shkojmë në Tiranë për të ngritur trofeun dhe do t’ia arrijmë”, tha Xega.

Nga ana tjetër, dy nga vajzat protagoniste, kanë treguar se nuk ka asnjëra ankesë ndaj trajnerit, po ashtu edhe familjet e tyre, duke u shprehur se marrëdhënien me profesorin e kanë shumë të mirë dhe video e bërë virale duke u interpretuar në anë negative, ishte gabim shumë i madh i bërë nga mediat.

Aleksia Saqellari, volejbolliste: Ajo as shpullë nuk mund të quhet, pasi ishte thjesht një vëmendjeje. Ata që merren me sprt dhe janë të angazhuar në fushën e sportit, e dinë shumë mirë që këto nuk duhen shpulla, por këto na motivojnë në për të luajtur më mirë, sepse ka moment që një lujtar nuk ndihet mirë dhe ka nevojë që t’i kthehet përqëndrimi dhe të vazhdojë lojën dhe të dalë sa më mirë. Dhe për mendimin tim, e gjithë kjo që u bë nga portalet, mediat dhe të gjitha komentet që kemi marrë ne vajzat, për mendimin tim është e padrejtë. Pasi siç foli dhe profesori, askush nga ne nuk është ankuar dhe asnjë prind i yni nuk ka dalë dhe të akuzojë. Dhe gjithashtu, nuk duhet të merren vendime të tilla, të nxituara, pasi ne të gjitha vajzat këtu kemi 1 vit që punojmë dhe shpenzojmë energjitë tona për të ngritur kupën dhe do ta arrijmë këtë gjë, duke ngritur vlerat tona dhe të profesorit tonë”.

Rovena Gengo, volejbolliste: Unë jam protagonistja tek videoja që u bë virale, e cila është marrë nga portale të ndryshme dhe është ekzagjeruar me të. Në këtë moment jam shumë e ngarkuar, si unë dhe familja ime nga komentet e ndryshme dhe gjithashtu edhe nga lajmet. Por ajo që doja të thoja është që shihemi të dielën me trofeun që ne do të ngrejmë, sepse atë do ta fitojmë për profesorin tonë.