Femra, bikini dhe alkool, ja si po i shpërblen lojtarët e Wrexham pronari Ryan Reynolds
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2023, 14:05

Ryan Reynolds është njeriu i momentit në futbollin britabnik. Aktori me origjinë angleze që prej disa vitesh ka blerë aksionet e klubit modest të Wrexham, më në fund gjatë këtij sezoni festoi ngjitjen në nivelet profesioniste të League Two dhe për arritjen e objektivit, ai e ka zhvendosur të gjithë skuadrën në Las Vegas ku prej disa ditësh po festohet në mënyrë të shfrenuar.
Në fotot e fundit duket qartë se si po e shijojnë këtë promovim lojtarët. Të gjithë rreth një pishine të shoqëruar nga femra me bikini. Festa mesa duket po del jashtë kontrollit…









