Skuadra modeste pranë Manchester-it që ka “rrëmbyer” zemrën e Mbretit Charles III

Mbreti Charles III e do futbollin dhe ka një skuadër në zemër edhe pse tregohet i kujdesshëm në publik pasi ai është figura që bashkon kombin. Që prej ditës së sotme ai është Mbreti i Britanisë së Madhe me të drejta të plota pas kurorëzimit në Abacinë e Westminster dhe të gjithë kërkojnë të dijnë diçka më shumë rreth pasioneve të fshehta të tij.

I pëlqen shumë hipizmi por edhe futbolli dhe nëse mendoni se është tifoz i një prej markave të mëdha, gaboheni. Charles III është mbështetës i skuadrës së Burnley që këtë sezon siguroi ngjitjen në Premier League.

Burnley është një qytezë me 87 mijë banorë pranë Manchester, në zemër të Anglisë të cilën mbreti i vizitoi në vitin 2010 kur deklaroi që ishte edhe tifoz i skuadrës së qytetit. Hera e parë dhe e vetme e tij në stadiumin “Turf Moor” ishte pikërisht gjatë asaj vizite kur Burnley shkatërroi 3-0 Ëest Ham.