Gasperini mohon racizmin e tifozëve dhe sjell si shembull Berat Gjimshitin

Gasperini mohon racizmin e tifozëve dhe sjell si shembull Berat Gjimshitin
Gjatë ndeshjes Atalanta-Juventus, Dusan Vlahovic është vënë në qëndër të kritikave nga ana e tifoyëve bergamaskë që për mediat italiane janë sulme me bazë raciste.

Edhe pse kjo ngjarje ka shkaktuar jo pak polemika e madje ka vënë në lëvizje strukturat e drejtësisë së futbollit, trajneri Gianpiero Gasperini ka reaguar duke theksuar se bëhet fjalë thjesht për sulme me bazë sportive dhe jo për racizëm e për këtë ai ka marrë shembullin e dy lojtarëve të huaj që janë pjesë e Atalantës.

“Këtu nuk ka racizëm sepse të Atalanta luajnë Pasalic e Gjimshiti e madje në të shkuarën edhe Ilicic. Sulmet janë drejtuar ndaj personit në fjalë ndoshta për çështje të tjera. Racizimi është një çështje shumë serioze dhe duhet luftuar por nuk duhet ngatërruar sepse në të kudërt do të prekte edhe lojtarët tanë”, thekson tekniku i skuadrës bergamaske.