Vetëm një vit në Serie B, klubi i njohur italian siguron ngjitjen në elitë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2023, 21:50
Genoa e trajnerit Alberto Gilardino është promovuar sërish në Serie A pas vetëm një viti në Serie B, duke iu bashkuar kështu Frosinone-s.
Skuadra nga Genoa duhet të merrte një rezultat më të mirë se Bari për të siguruar ngjitjen direkte.
Ata mundën Ascolin 2-1 në Marassi me golat e Mattia Bani dhe Milan Badelj, ndërsa Bari nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në Modena.
Genoa është klubi më i vjetër i futbollit në Itali, i themeluar në shtator 1893 dhe natyrisht dominoi sportin në vitet e para të tij me nëntë tituj përpara se Serie A të bëhej formati aktual.
Me shumë mundësi nuk do të ketë një Derby della Lanterna as sezonin e ardhshëm, sepse ndërsa Genoa po rritet, Sampdoria është në fund të tabelës.

