Teuta asist Partizanit, Tirana humbet në Durrës, derbi vendos titullin

Teuta asist Partizanit, Tirana humbet në Durrës, derbi vendos titullin
Ndeshjet e javës së 32 kanë dhuruar një surprizë të madhe përsa i përket kreut të Kategorisë Superiore. Tirana mbetet në krye por pas humbjes 2-1 në Durrës, me vetëm 2 pikë diferencë nga Partizani që kaloi 3-1 Kukësin dhe javën tjetër në derbin e datës 17 maj të kuqtë kanë mundësinë që me një fitore të rrezikojnë kreun e skuadrës kampione.

Sfidë dramatike në Durrës ku të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë. Ishte Haxhiu që krijoi iluzionin se Tirana mund të arrinte një fitore por më pas dy Vila-t, fillimisht Emiljano dhe më pas Lorenco kthyen rezultatin në favor të skuadrës së Edi Martinit    që projektohet drejt Europës duke lënë përfundimisht pas hijet e zonës së ftohtë.

Në ndeshjen tjetër të orës 18:00, Partizani ktheu disavantazhin e minutës së 9 përballë Kukësit. Da Silva në formë të shkëlqyer me dy gola por edhe qëndërmbrojtësi Atansakoski i dhurua një 3 pikësh të artë skuadrës së drejtuar nga Giovani Colella, i cili mund të përgatisë i qetë derbin e mesit të muajit maj me sigurinë se çështja e titullit është edhe në këmbët e të kuqve.

Teuta asist Partizanit, Tirana humbet në Durrës, derbi vendos titullin