Në krizë? Cristiano Ronaldo publikon foto duke u puthur me Georginën për tu mbyllur gojën kritikëve
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë një nga çiftet më të famshëm në botë dhe javët e fundit po spekulohet se lidhja e tyre është në krizë.
Ylli i futbollit u përpoq t'u jepte fund këtyre thashethemeve me një foto në të cilën e puth në buzë.
Ronaldo ka shpërndarë një foto duke u puthur me Georginën në llogarinë e tij në Instagram para 580 milionë ndjekësve të tij.
Fotoja është shoqëruar me mesazhin: “Për shëndetin e dashurisë!”
Rodriguez u shfaq në rrjetet sociale një ditë më parë për të lëshuar një deklaratë kundër atyre që publikuan lajme që vënë në dyshim situatën e saj personale me futbollistin portugez.
“Ziliqari shpik thashethemet, thashethemet përhapen dhe idioti e beson atë”
Deklarata e saj ishte një tregues i qartë se ajo dhe Ronaldo nuk po kalojnë asnjë krizë dhe se thashethemet janë të pabaza.
Çifti janë bashkë që nga viti 2016, kur u njohën në Madrid.
Shfaqja publike e dashurisë së Ronaldos dhe Rodriguez u prit me kënaqësi nga fansat e tyre, të cilët ishin të shqetësuar për marrëdhënien e tyre.

