Parashikimi i çmendur i tifozit të vogël të Lazios…kampione
Të ëndërrosh nuk kushton asgjë. Një tifoz i Lazios, skuadra e vetme e mbetur në garë për të shqetësuar sadopak Napolin kryesues, sot 14 pikë larg bardhekaltërve, bën një parashikim te çmendur.
Optimisti më i pandreqshëm mes tifozëve të skuadrës romane, pasqyron pjesërisht edhe ëndrrën e të gjithë mbështetësve të Lazios edhe pse për momentin, hipoteza e rihapjes së kampionatit 8 javë nga fundi është më shumë se një bast i rrezikshëm.
Gjatë orëve të fundit, në rrjet ka nisur të qarkullojë një letër e thjeshtë ku tifozi optimist bën një parashikim të çmendur ku Lazio parashikohet fituese në 7 nga 8 ndeshjet e fundit ndërsa Napoli bën shumë hapa falsë. Nuk dihet ende autorësia por mendihet se kjo është vepër e një tifozi të vogël pasi fleta është gjetur në bankën e një shkolle romane.
