Napoli-Milan, Spalleti përgatit penalltitë, Osimhen në formë të shkëlqyer

Trajneri i Napolit, Luciano Spalleti foli për mediat pas stërvitjes së fundit në prag të ndeshjes së kthimit me Milanin më UEFA Champions League.

Në seancën finale me dyer të hapura për mediat, Victor Osimhen u shfaq në formë optimale dhe bashkë me Kvaratschkelia e Politanon do të formojnë treshen e sulmit.

Ndërkohë, tekniku ka theksuar ae ka menduar deri në detaje për sfidën e nesërme, duke theksuar se skenari i 11-metërshave është mëse i realizueshëm. 

"Kemi menduar edhe për këtë hipotezë. I kemi testuar dhe për ne, më të mirët do t'i godasin të parët. Kujdesi do të na bëjë të jemi më të zotët se ata. Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj kundërsulmeve të tyre".