Shpërthimi i Nord Stream, Trump “vë dorën në zjarr” për Rusinë: Moska nuk qëndron pas sabotimit 

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump në një deklaratë të fundit ka folur në lidhje me shpërthimin e Nord Stream, teksa siguroi se Rusia nuk ishte përgjegjëse e këtij incidenti.

“Unë nuk dua ta fus vendin tonë në telashe, kështu që nuk do t’i përgjigjem,” tha Trump për Fox News, duke iu përgjigjur një pyetjeje se kush ishte pas sabotazhit.

“Por unë mund t’ju them se kush nuk ishte autori i sabotimit dhe kjo është Rusia,” tha ish-presidenti.

“Kur fajësuan Rusinë ata thanë se Rusia hodhi në erë tubacionin e saj”, tha Trump, duke treguar absurditetin e këtij versioni. “Nuk ishte Rusia,” theksoi Trump.