"Ukraina", SHBA sanksionon 4 subjekte me bazë në Turqi, dyshohet se kanë ndihmuar Rusinë
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj të paktën katër subjekteve me bazë në Turqi, për të cilat thanë se shkelnin kontrollet e eksporteve të SHBA-së dhe ndihmuan Rusinë për pushtimin e Ukrainës.
Sanksionet janë masa ndëshkuese e Uashingtonit kundër Ankarasë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.
SHBA, ka vendosur masa ndaj një kompani elektronike me bazë në Turqi dhe një investitor teknologjie që dyshohet se ka ndihmuar në transportin e artikujve “me përdorim të dyfishtë”.
Sanksionet janë pjesë e një pakete globale të shpallur nga Departamenti Amerikan i Thesarit kundër më shumë se 120 subjekteve.
Një zyrtar i administratës amerikane i tha Reuters se sanksionet synojnë entitete me bazë në Turqi dhe persona biznesi të lidhur me Rusinë.
Ministria e Jashtme e Turqisë nuk iu përgjigj pyetjejeve në lidhje me sanksionet e SHBA, të cilat janë vendosur një muaj përpara zgjedhjeve historike turke.
Turqia, anëtare e NATO-s, ka kërkuar të mbajë marrëdhënie të mira me Moskën dhe Kievin gjatë luftës në Ukrainë.
Ajo kundërshton sanksionet perëndimore në parim, por ka thënë se ato nuk do të anashkalohen në Turqi dhe se asnjë produkt i dërguar nuk mund të përdoret nga ushtria ruse. Muajin e kaluar Turqia veproi për të ndaluar tranzitin e mallrave të sanksionuara nga Perëndimi drejt Rusisë. / Reuters


