Vodhi një petull, hajduti dënohet me nëntë muaj burg

Mund të përfundoni pas hekurave edhe për një petull. Mirko S. 44 vjeç, me mbi 20 dënime penale, e mësoi këtë të mërkurën.

Rreth orës 01:00 të 21 korrikut 2021, ai dhe Jens B. po bridhnin nëpër Dresden kur panë një kamion përballë një furre buke që sapo po shkarkohej.

B. u hodh në zonën e ngarkimit dhe e kafshoi një Berliner (petull).

Papritur u shfaq shoferi.

“Doja të ndaloja hajdutët, por njëri më goditi pas shpine dhe tjetri më hoqi nga kamioni”.

Kur Sven G. bërtiti për ndihmë, autorët u larguan, por u kapën menjëherë pas kësaj nga policia e alarmuar.

Në mes të bllokimit, askush nuk ishte në rrugë përveç të dyve.

“Më është thyer kapaku i gjurit, kam qenë i sëmurë për gjashtë javë. Isha i frikësuar kur nxirrja natën mallrat e pjekura”, thotë Sven G.

Mirko S. e mohoi krimin, por u identifikua qartë nga viktima. Gjykata e dënoi me 9 muaj burg, ndërsa shokun shtatë muaj burg me kusht.