Blerje online por jo pagesë, policia ngarkon një kamion me mallrat e vjedhura të çiftit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Prill 2023, 18:08
Një grua 28-vjeçare dhe partneri i saj 32-vjeçar në Gjermani bënë blerje online pa pagesë për muaj të tërë derisa u zbuluan dhe tashmë çifti nga rrethi Gotha ndodhet në paraburgim.
Sipas policisë, ata porositën online mobilje, pajisje kuzhine, sende shtëpiake dhe mallra të tjera të konsumit, pa paguar faturat përkatëse. Sipas informacioneve të deritanishme, dëmi arrin në mbi 15 mijë euro.
Forcat e policisë kishin kontrolluar banesën e çiftit para Pashkëve dhe kishin siguruar sasi të tilla mallrash të vjedhura, saqë, sipas një zëdhënësi, për t'i hequr ato ishte dashur një kamion 7.5 tonësh.
Çifti u arrestua dhe një gjykatës urdhëroi mbajtjen e tyre në paraburgim.

