Tajvani: 35 avionë kinezë në afërsi të ishullit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Prill 2023, 15:28
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit zbuloi 35 avionë ushtarakë kinezë dhe tetë anije detare rreth Tajvanit midis orës 06:00 me orën lokale të së martës dhe 06:00 të mëngjesit të sotëm.
Nga 35 avionë të Ushtrisë Çlirimtare Popullore (PLA), 15 hynë në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të Tajvanit (ADIZ), sipas ministrisë.
Si përgjigje, Tajvani ka dërguar avionë, anije luftarake për të gjurmuar avionët dhe anijet kineze.

