Princi Harry do të marrë pjesë në kurorëzimin e mbretit Charles, pa gruan dhe fëmijët e tij

Princi Harry do të marrë pjesë në kurorëzimin e babait të tij Mbretit Charles III muajin e ardhshëm, por jo gruaja e tij,  Dukesha e Sussex, e cila do të qëndrojë në Kaliforni me fëmijët e tyre, tha sot një zëdhënës i Pallatit të Buckingham.

Kurorëzimi është planifikuar për 6 maj në Westminster Abbey dhe do të marrin pjesë më shumë se 2 mijë të ftuar.

Përgatitjet janë lënë në hije kohët e fundit nga zbulimet e Harry dhe Meghan për mbretin, trashëgimtarin e fronit Princin Ëilliam dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore, në kujtimet e Harryt, një dokumentar Netflix dhe një seri intervistash televizive nga çifti.

Meghan dhe fëmijët e tyre, Princi Archie dhe Princesha Lilibet, nuk do të udhëtojnë në Britani për kurorëzimin, sipas njoftimit të Pallatit.