Donin t'i largonin zogjtë nga telat elektrikë, dy të rinjtë i zë korrenti, shemben në tokë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Prill 2023, 19:40
Mund të kishte qenë një fund tragjik. Dy të rinj në Antalia i zuri korrenti teksa tentoinin të largonin zogjtë nga telat elektrik.
I riu që goditi telin me një shkop të gjatë për të larguar zogjtë që u ulën në telin e shtyllës elektrike dhe shoku i tij që preku të njëjtin shkop u goditën nga rryma.

Momenti i rënies së tyre në tokë është filmuar nga kamerat e sigurisë.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur mesditën e së dielës së kaluar.
Mësohet se ndërsa njëri nga të rinjtë ka dalë nga spitali, trajtimi i tjetrit ka vazhduar në reanimacion.

