Grabitësit me pistoletë i presin rrugën çiftit, "zhveshin" vajzën, i dashuri ja fut vrapit nga frika
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Prill 2023, 20:30
Një video grabitjeje në rrugë është bërë virale në internet. Teksa një çift i ri po ecnin në rrugë, dy grabitës me motoçikletë dhe të armatosur ndalojnë vajzën duke i marrë syzet dhe çantën.
Ndërsa e reja ka dorëzuar gjithçka frika, i dashuri i saj ka vrapuar në drejtim të kundërt dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Më pas vajza e re filloi të ecte në drejtim të kundërt, duke mos ditur se çfarë të bënte.
E gjthë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë.

