Përgënjeshtrohen dokumentet sekrete, Britania: Ka nivel serioz pasaktësie, Moska: False për të mashtruar Rusinë

Moska dhe Britania bëhen bashk sa i përket vërtetësisë së dokumenteve sekrete për luftën Rusi Ukrainë, të publikuara në median sociale. Britania përgënjeshtron informacionin e dalë ku thotë se ka një nivel serioz pasaktësie. Por as Moska zyrtare nuk ka ngelur në hije duke thënë se jenë false, për të mashtruar Rusinë.
Përgënjeshtrohen dokumentet sekrete, Britania: Ka nivel serioz

Britania e Madhe dhe Rusia duket se janë në të njëjten linjë sa i përketë publikim të dokumentevë të klasifikuara ushtarake amerikane. Ministria e Mbrojtjes britanike ka reaguar duke përgënjështruar duke u shprehur se ka një nivel të lartë.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes atje ka cituar se:

“Rrjedhja e raportuar gjerësisht e informacionit të supozuar të klasifikuar të SHBA-së ka treguar një nivel serioz pasaktësie. Lexuesit duhet të jenë të kujdesshëm në lidhje me pranimin e akuzave që kanë potencial për të përhapur dezinformata.”

Por as moska zyrtare nuk ka ngelur në hije duke thënë se të gjitha këto publikime mund të jenë false. Kështu zëvendësministri i Jashtëm, Sergey Ryabkov, në një deklaratë për mediat thotë se:

“Ne nuk kemi një qëndrim, ndoshta është interesante që dikush t’i shikojë këto dokumente, por nëse ishte një falsitet, ndoshta është një provokim i qëllimshëm”, u tha ai gazetarëve në përgjigje të një në lidhje me qëndrimin e Moskës.

Dokumentet e klasifikuara filluan të shfaqen fillimisht në platformën Discord në fund të muajit shkurt, dhe në vazhdim u përhapën në media të tjera sociale, përfshirë në rrjetet Telegram dhe Twitter.

Megjithatë, ato nuk tërhoqën shumë vëmendje derisa gazeta The Neë York Times, raportoi për këto materiale.