Kartolinë nga lufta, Eurovizioni sjell pamje me dron të monumenteve të Ukrainës
Kartolinat dixhitale të këtij viti në Eurovizion do të përcjellin pamje nga Ukraina në luftë. Fituesit e festivalit vitin e shkuar nuk do të mund të organizojnë ngjarjen këtë vit për shkak se lufta vazhdon. Por organizatorët në Liverpool kanë arritur të marrin pamje me dron nga monumentet kryesore.
Në pritje të Festivalit Europian të Këngës që do të mbahet në muajin maj, organizatorët në Britaninë e Madhe kanë zbuluar disa detaje nga eventi që do të mbajet në Liverpool. Kartolinat dixhitale që do të shfaqen gjatë prezantimit të Eurovizionit përshkruajnë monumentet e Ukrainës.
Pamjet në vendin e përfhsirë prej më shumë se një viti nga lufta janë kapur duke përdorur teknologjinë e dronëve dhe kamerave 360 gradë.
Ukraina fitoi konkursin e vitit të kaluar, por nuk ishte në gjendje të priste ngjarjen pasi vazhdon të mbrohet kundër pushtimit rus. Stonehenge dhe Engjëlli i Veriut do të përfaqësojnë trashëgiminë britanike.
Në të 37 kartolinat dixhitale, 111 vende do të shfaqen dhe klipet do të muzikohen nga Dmytro Shurov, një muzikant dhe kompozitor ukrainas me bazë në Kiev. Në çdo kartolinë, të tre vendet do të lidhen me të njëjtën temë, si kështjella, arti i rrugës, portet, plazhet, lumenjtë dhe liqenet.
Sarah Cherniavskyi, producent ekzekutiv thotë: "Ne jemi të kënaqur të marrim pjesë në këtë projekt dhe të tregojmë se xhirimet e çdo niveli vështirësie janë ende të mundshme në Ukrainë.
“Eurovizioni i këtij viti, pavarësisht se nuk do të ndodhë në Ukrainë për shkak të agresionit rus, do ta ketë vendin tonë në zemër”.
Rachel Ashdoën, komisionerja kryesore e BBC për Eurovizion, tha: "Koncepti krijues për kartolinat pritet shumë nga fansat çdo vit.
"Ato janë mënyra e përsosur për të prezantuar çdo akt te 160 milionë njerëz të kombinuar që shikojnë në të gjithë globin."
Ukraina do të përfaqësohet nga dyshja e muzikës elektronike Tvorchi me këngën e tyre “Heart of Steel”. Eurovizioni do të mbajë gjysmëfinalet më 9 dhe 11 maj, ndërsa finalja e madhe do të mbahet më 13 maj.