Ndodh dhe kjo/ Borrell infektohet me COVID-19, anulon vizitën në Kinë

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell është infektuar me koronavirus. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Borrel.

Nëpërmjet një njoftimi në Twitter, Borrell ka shkruar se është i detyruar ta anulojë vizitën e planifikuar në Kinë.

“Po ndihem mirë dhe nuk kam simptoma”, ka shkruar ai. Borrell u infektua me COVID-19 edhe në vitin 2022.