Cristiano Ronaldo “përze” trajnerin e Al Nassr
Rudi Garcia nuk do të jetë më trajner i Al Nassr pasi cilësohet si përgjegjësi kryesor i dështimit të skuadrës gjatë javëve të fundit dhe klubi ka vendosur shkarkimin e tij.
Al Nassr momentalisht është tre pikë larg Al Hilal ndërsa në Superkupë u eleminua nga e njëjta skuadër dhe situata në kampin e ekipit të Cristiano Ronaldos nuk është nga më pozitivet.
Sipas informacioneve, portugezi dhe një pjesë e madhe e skuadrës janë përplasur me francezin në dhomën e zhveshjes pasi ata nuk janë dakort për mënyrën se si luan skuadra.
Në këtë mënyrë, Garcia është shtyrë jashtë skuadrës nga CR7 dhe një pjesë e madhe e senatorëve e tashmë formacionin do ta bëjë Miguel Angel Russo, i cili ka detyrën e vështirë të menaxhojë një dhimë zhveshjeje të ndezur nga polemikat.
