Policia shpërndan një identikit, tifozët: Është Jurgen Klopp
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Prill 2023, 10:12

Ndonjëherë, ngjashmëria fizike mund të jetë aq e madhe sa mund të shkaktojë edhe probleme. Pak ditë më parë, një grupa njoftoi policinë e Barnsley për një manjak seksual dhe sipas përshkrimit të bërë prej saj, policia ndërtoi një imazh se si mund të duket në aspektin fizik personi që bënte akte të turpshme në publik.
Flokët e verdhë, mjekërr dhe syze, të gjithë këto veçori që i gjen edhe në fytyrën e trajnerit të Liverpool, Jurgen Klopp. Pasi policia e shpërndau në rrjet, identikiti u komentua nga mijëra njerëz në një kohë rekord dhe ka një arsye për këtë.
Shumica e tyre mendojnë se personi i kërkuar ngjan jashtëzakonisht shumë me teknikun gjerman të “The Reds”.
