Makina përplaset me motorin në Durrës, plagoset 40-vjeçari

Një 40-vjeçar mbeti i plagosur në Durrës në një aksident rrugor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, në lagjen nr. 14, ku një automjet me drejtues shtetasin L. B., 40 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin N. K.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi N. K, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.