Hoxha i Fushë-Krujës, rrëfen agjërimin nën sistemin komunist: Na bënin prova që të hanim ushqim në publik
Rregjimi komunist në Shqipëri e ndaloi fenë me ligj duke e bërë Shqipërinë vendin e parë ateist në botë.Vështirësia më e madhe ishte për besimtarët muslimanë, sidomos ata që agjëronin gjatë ramazanit. Muharrem Vrana Hoxha i Fushë-Krujës ka agjëruar për 52 vite me radhë, ndërsa rrëfen vuajtjet dhe provat e pamëshirshme që i bënin komunistët besimtarëve.
Muharrem Vrana nga jetuar 30 vite në demokraci dhe 30 vite nën regjimin komunist.
Sot ai është imam i xhamisë së Fushë-Krujës, ndërsa prej 52 vitesh ai tregon se ka agjëruar çdo ramazan.
"Kam filluar agjërimin e rregullt që në moshën 10-vjeçare. Pra 52 ramazane," tha ai.
Duke jetuar nën një regjim që fesë dhe besimit në zot i kishte shpallur luftë, Vrana thotë se për një besimtar nuk ka qenë e lehtë të jetonte atë kohë.
"Nëse do të përshkruajmë vështirëzitë e asaj kohe, në të vërtetë kanë qënë të tmerrshme. Shqipëria e përjetoi si vendi më i egër," tha ai.
Në mungesë të njoftimeve zyrtare pë nisjen e ramazanit, ai tregon se si e dinin kur nis muaji i shenjtë.
"Babai shikonte hënën, zmadhimin, fillimin dhe mbarimin e saj dhe e ruante vazhdimisht atë. Ishte në gjendje që të gjente kur niste Ramazano vetëm duke parë hënën," tha ai.
Regjimi i vuri edhe në provë familjen e tij 28 anëtarëshe.
"Njerëzit në atë kohë ishin të angazhuar për të sulmuar apo diktuar ku ka njerëz që agjërojnë. Organizuan një menzë të madhe, do të silleshin kazanët e ushqimit dhe njerëzit do të hanin publikisht. Për këtë thirrej dhe hoxha," tha ai.
Ramazani është muaji më i shenjtë në islam, ndërsa në të gjithë botën miliona besimtarë agjërojnë për 30 ditë, ndërsa gjatë më shumë se 40 viteve komunizëm në shqipëri askush nuk lejohej të predikonte fenë në publik, pasi shqipëria u shpall vendi i vetëm në botë ateist.