Ethet e zgjedhjeve, Veliaj kujtohet të arnojë rrugët me asfalt

Afrimi i zgjedhjeve të 14 majit ka vënë në lëvizje bashkinë e Tiranës për të arnuar rrugët.

Një foto e mbërritur në redaksinë e Ora News tregon një rrugë "të shtruar" në zonën e Ali Demit, njësia bashkiake Nr.2.

Pamje të tilla po hasim çdo ditë e më shumë në lagje të Tiranës, ku puna që duhet të ishte bërë në 4 vite bëhet vetëm disa javë para zgjedhjeve.