Shtyu arbitrin në ndeshjen e FA Cup kundër Manchester United, sulmuesi serb pezullohet për 8 ndeshje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Prill 2023, 19:34

Alexander Mitrovic do të mungojë për 8 ndeshje me fanellën e Fulhamit pas ngjarjeve aspak të këndshme në ndeshjen çerekfinale të FA Cup kundër Manchester United në “Old Trafford”.
Bomberi ballkanas i skuadrës londineze humbi “kokën” në pjesën e dytë duke kërcënuar dhe më pas shtyrë arbitrin Chris Kavanagh.
Më pas Mitrovic kërkoi falje publike por kjo i shërbeu pak lojtarit të Kombëtares së Serbisë që nuk do të ketë mundësinë të ndihmojë skuadrën e tij në këtë fund sezoni ku Fulham poo lufton për mbijetesën në Premier League.
Pasi gjyqtari nxorri me të kuq brazilianin Willian, Motrovic dhe trajneri Silva protestuan te kryesori por që të dy u përjashtuan dhe Fulham e humbi atë ndeshje me rezultatin 3-1.
