Ofertë e çmendur nga Al-Hilal për Lionel Messin, dyfishi i CR7

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano lëshon "bombën" e merkaros duke zbuluar ofertën shokuese të Al-Hilal për sulmuesin e Argjentinës, Lionel Messi.

Kampionit të Botës klubi saudit rival i Al-Nassr të Cristiano Ronaldos, i ofron 400 milionë euro në sezon, saktësisht dyfishi i shumës që përfiton CR7 te skuadra e tij e re.