Formula 1, Felipe Massa kërkon titullin e vitit 2008 në Apel

Ish-piloti brazilian i Ferrarit, Felipe Massa do të apelojë çështjen e titullit të vitit 2008 në Formula 1 me pretendimin se Hamilton e fitoi për shkak të parregullsive që u regjistruan në garën e Singaporit.
Ai ishte titulli i parë nga 7 që do të fitonte britaniku por Massa nuk është dakort duke e ndërtuar pretendimin e tij bazuar në çështjen “crashgate”. FIA hapi 8 muaj pas ngjarjeve të Sungaporizt një hetim që përfshiu edhe Fernando Alonson i cili shkaktoi humbjen e Ferrarit në atë garë por pavarësisht se u pranua ndikimi i Alonsos, FIA nuk pranoi të ndryshonte rezultatin.
Në 2022-shin, ish pronari i Formula 1, Bernie Ecclestone deklaroi se ai titull duhej t’i jepe Massa-s pasi nuk i ishte dhënë padrejtësisht dhe braziliani kërkon që avokatët e tij ta apelojnë atë vendim edhe pse me 15 vite vonesë.
