Grushta për pronën, vëllezërit në Lezhë përfundojnë në spital

Një sherr mes vëllezërve në Lezhë ka përfunduar në plagosjen e njërit prej tyre, ku shkak i konfliktit është bërë kufiri i tokës që të dy ata posedojnë.

Burimet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit, ku fillimisht dy vëllezërit janë konfliktuar me fjalë pastaj me grushta.

Si pasojë e lëndimeve njëri prej tyre është dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës ku dhe po merr mjekimin e nëvojshëm.

Dy vëllezërit po merren në pyetje në lidhje me ngjarjen.