Kapet me 80 kg drogë në Kapshticë, arrestohet rumuni ( Pamje )
Kapen rreth 80 kilogram kanabis në Kapshticë nga policia kufitare.
Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për një shteta rumun i cili ka kërkuar të kalojnë në anën tjetër të kufirit nëpërmjet kësaj pike kalimi kufitar.
Mësohet se automjeti tip rulot i është nënshtruar kontrollit në skaner, aty ku është konstatuar edhe diçka e dyshimtë, çka e ka detyruar policinë kufitarë të ushtrojë kontroll më të imët në mjetin e dy shtetasve rumunë.
Ai u shoqërua në mjediset e drejtorisë vendore të policisë së Korçës, aty ku do të merret në pyetje për sasinë e lëndës narkotike të gjetur në mjetin e tij.
Shtetasi rumun ka qenë i shoqëruar me një femër rumune në mjetin rulot. Ai ka deklaruar se është biznesmen dhe ndodhej në Shqipëri për pushime.
Lënda narkotike ju gjet në pjesën e bagazhit, poshtë tapicerisë së makinës. Në total ka pasur pako të mbështjella, të ndara në 1 kg, 1.5 kg, dhe 1 pako me 12 kg.
Pakot kanë qenë të vendosura të gjitha së bashku, ku në total ishin rreth 75 pako. Ndërsa sasia mendohet se është afro 100 kg.
Momentalisht po bëhet peshimi i lëndës narkotike ndërkohë që drejtuesi i mjetit është duke u marrë në pyetje.
"Si rezultat i një operacioni të mirëkoordinuar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, është goditur 1 tjetër tentativë e trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek. Në kuadër të këtij operacioni, në dalje të Republikës së Shqipërisë, është ndaluar e shoqëruar një shtetas rumun dhe është sekuestruar një sasi e lëndës narkotike kanabis." - njofton policia.
Nga ana e Policisë po vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe në përfundim të veprimeve procedurale, peshimit të sasisë të lëndës narkotike, do ju informojmë me një informacion më të detajuar.
