Vllaznia nuk di të fitojë, Bylis i merr pikë skuadrës shkodrane në shtëpi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Prill 2023, 17:34
Në debutimin e trajnerit Auron Miloti dhe në të parën pa Mirel Josa, Vllaznia zhgënjen.

Barazim pa gola ndaj Bylisit në Shkodër dhe skuadra shkodrane tashmë mund t’i japë lamtumirën ëndrrës së titullit dhe të fiksohet te Kupa e Shqipërisë për ta fituar për të tretën herë rresht.

Në “Loro Boriçi”, Bylisi i vendit të parafundit bëri njhë paraqitje për t’u vendosur në kornizë por mungesa e cinizmit nuk e shpërbleu skuadrën e Naxhi Shensosjit.


Në krahun tjetër, Bekim Balaj dhuroi shumë pak emocione në repartin e avcuar të ekipit kuqeblu duke zhgënjyer sërish në një ndeshje që u mbyll pa shumë emocione dhe e zbret përfunndimisht Vllazninë në vendin e pestë të klasifikimit ndërsa Bylis e ngushton në -4 diferencën me Laçin e zonës “play off”.
