Carlo Ancelotti e pranon se ideja për të drejtuar Brazilin, e josh

Trajneri i Real Madrid, Carlo Anbcelotti që deri më sot e kishte kundërshtuar idenë e kontakteve me Brazilin, për herë të parë e pranon në publik se ka pasur shumë interesim nga ana e federatës dhe kjo ide e josh e jo pak madje.

“Është një perspektivë që më entuziazmon. Gjithsesi më duhet të theksoj se kam një kontratë me Real Madrid dhe dëshiroj ta respektoj.

Mendoj vetëm të bëj mirë me këtë klub ndërsa jam këtu. Do të vazhdoj këtu derisa Reali të ma lejojë. Po bëjmë shumë mirë dhe unë ndiej mbështetjen e klubit. Nuk mendoj se do të tërhiqem nga trajningu pasi të largohem nga Real Madrid”.